Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situata me zjarret në vend/ 29 vatra në 24 orët e fundit, në Elbasan dhe Finiq ende aktive! Ministria e Mbrojtjes bën apel: Tregoni kujdes maksimal
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në disa bashki të vendit, duke konfirmuar se dy prej tyre mbeten ende aktive. Zjarret janë evidentuar në territorin e bashkive: Elbasan, Finiq, Selenicë, Vlorë, Memaliaj, Libohovë, Dropull, Kamëz, Tiranë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Divjakë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Lezhë. Elbasan: Vatra ndodhet në vendgrumbullimin e mbetjeve, ku vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Finiq: Në zonën midis fshatit Grazhdan (njësia Livadhja) dhe fshatit Malçan (njësia Dhivër), situata është më e qetë sot. Intensiteti i zjarrit ka rënë, por...