Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të shuara në 24 orë
Situata e zjarreve në vendin tonë vijon të mbetet nën kontroll. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan. Të gjitha vatrat janë arritur të shuhen dhe nuk ka dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Megjithatë zjarret kanë djegur rreth 35.9 ha sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe barishte. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikësese dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura Në...