Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave dhe bizneseve në zonë
Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen në zonën kodrinore të fshatit, ndodhen aktualisht rreth 150 metra larg banesave dhe strukturave turistike që operojnë në këtë zonë. Megjithëse deri tani asnjë banesë nuk është përfshirë nga flakët, rreziku është në rritje për shkak të erës dhe temperaturave të larta që favorizojnë përhapjen e zjarrit. Terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve të aksesueshme e bëjnë ndërhyrjen nga toka shumë të vështirë.