Situata alarmante në Lundre, zjarri po avancon drejt Shkopetit

Situata alarmante në Lundre, zjarri po avancon drejt Shkopetit

Situata në fshatin Lundre paraqitet shumë e agravuar dhe me rrezik të shtuar. Zjarri ka dalë nga territori i Lundres, ka përfshirë edhe territorin e fshatit Madhesh dhe po avancon në drejtim të Shkopetit. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë situatën gjithnjë e më të vështirë për t’u kontrolluar. Rreziku është konkret edhe për një banesë ku aktualisht janë të stacionuara forcat që po angazhohen në përballimin e situatës. Për këtë arsye, kërkohet vlerësim i menjëhershëm i sigurisë së personelit dhe i banesës. Ndërkohë, në majën e malit Trodhen, zjarri ka avancuar në drejtim të staneve. Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë, është kërkuar largimi i personave nga zona, si masë paraprake për mbrojtjen e jetës. Situata kërkon ndërhyrje të...