Simptomat që tregojnë se keni mungesë magnezi

Simptomat që tregojnë se keni mungesë magnezi

Deri në tre në 10 persona ( 10-30%), kryesisht nga vendet perëndimore, kanë mungesë magnezi, që është një nga mikronutrientët e nevojshëm që sigurojnë funksionimin e duhur të trupit, duke ndihmuar më shumë se 300 enzima të kryejnë procese të shumta kimike në trup, të tilla si prodhimi i proteinave, mbështetja e kockave, kontrolli i sheqerit dhe presionit të gjakut, si dhe ruajtja e funksionit dhe shëndetit të zemrës, muskujve dhe sistemit nervor. Diagnostikimi i mungesës së magnezit nuk është e lehtë, nga njëra anë, nivelet e tij në gjak nuk pasqyrojnë sasinë e ruajtur nga qelizat, dhe nga ana tjetër, shenjat e mungesës do të shfaqen vetëm pasi ajo të jetë vendosur dhe simptoma të tilla si dobësi, lodhje, ulje e oreksit, të përziera...