Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Simboli i luksit, del në ankand pas 40 vitesh çanta e parë Birkin
👁11302
Çanta e parë Birkin, e dizajnuar nga marka luksoze franceze Hermès për aktoren Jane Birkin në vitin 1984, do të dalë në ankand në Paris më 10 korrik, njoftoi të enjten shtëpia e ankandeve Sotheby’s. Kjo çantë e zezë prej lëkure, e cila është kthyer në një nga modelet më të famshme dhe më të shtrenjta në botë, do të jetë qendra e ankandit të titulluar “Ikona të Modës”. Sipas Sotheby’s, ky prototip “historik dhe i punuar me dorë”, është i gravuar me inicialet J.B. dhe ka disa veçori unike, përfshirë unazat metalike të mbyllura, rripin e supit të pandashëm...