Silvinjo dhe Zabaleta shkojnë për të ndjekur një tjetër lojtar, shohin kapitenin tonë në ndeshjen kundër Milanit

Silvinjo dhe Zabaleta shkojnë për të ndjekur një tjetër lojtar, shohin kapitenin tonë në ndeshjen kundër Milanit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, ndoqën mbrëmjen e së dielës ndeshjen Milan – Atalanta, e zhvilluar në stadiumin “San Siro”. Stafi teknik i Kombëtares vëzhgoi nga afër paraqitjen e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, pjesë e formacionit të Atalantës. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të lërë fushën për shkak të një dëmtimi. Vizitat në klubet europiane do të vijojnë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, me qëllim vëzhgimin dhe takimin me futbollistët e ekipit kombëtar.
Burimi: Sportekspres.com