Siguruan ushqim dhe strehuan Flodian Plakun, gjykata jep masat për 4 të arrestuarit në Orikum

Siguruan ushqim dhe strehuan Flodian Plakun, gjykata jep masat për 4 të arrestuarit në Orikum

Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të enjte masat e sigurisë për personat e arrestuar pak ditë më parë në Orikum. Tre prej tyre janë lënë në burg, ndërsa vetëm për njërin prej tyre është vendosur masa “detyrim paraqitje”. Konkretisht për shtetasit Albano Lapshi, i cili i çonte ushqim, Ligor Doko pronar i hotelit ku u arrestua Plaku dhe Julian Aliaj që u kap me pistolete është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa për shtetasin Armando Dano, berberi me origjinë nga Shkodra është vendosur masa detyrim paraqitje. I njohur me nofkën “Pole Qorri”, Plaku është i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjes. Më herët në pranga e policisë ka rënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Edison Haxhiun dhe Ilir Beqaraj. Këta të fundit...