Siguroi kushtet për vrasjen e Hamza Terziut, ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa
foto ilustruese TIRANË- Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë. Gjokroza i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit 'Revanshi' akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen e Hamza Terziu më 21 maj 2020 në Bulqizë. Njoftimi i policisë: Ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të...
Burimi:
zeri.ai