“Siguria nuk negociohet”, Demo: Zero tolerancë për rrezikun në shkolla

“Siguria nuk negociohet”, Demo: Zero tolerancë për rrezikun në shkolla

“Siguria në shkolla nuk negociohet”. Kjo ishte deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë një takimi për Paketën e Sigurisë në Shkolla, të zhvilluar në Bashkinë Kamëz. Në takim, ku morën pjesë edhe ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Spahiu, ministri i Bujqësisë Salla dhe kryetari i Bashkisë Kamëz Suli, Demo theksoi angazhimin e institucioneve për garantimin e sigurisë së nxënësve. Sipas ministrit, synimi është krijimi i një mbrojtjeje të koordinuar për fëmijët, duke nisur nga ambientet e shkollës dhe perimetri i tyre, deri te siguria ushqimore dhe mirëqenia fizike e nxënësve. Në Kamëz mësojnë rreth 20 mijë nxënës, ndërsa sipas institucioneve vendore, investimet e viteve të fundit kanë përmirësuar infrastrukturën shkollore. Demo deklaroi se Paketa e...