Siguria në akse/ Policia Rrugore në gatishmëri të plotë,  2227 masa të vendosura në dy javë

Siguria në akse/ Policia Rrugore në gatishmëri të plotë, 2227 masa të vendosura në dy javë

Policia njofton se janë shtuar kontrollet intensive me mjete të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, për të monitoruar dhe ndëshkuar çdo shkelje që përbën rrezik potencial për jetën e qytetarëve apo që pengon qarkullimin. Shërbimet e Policisë Rrugore të Shkodrës po punojnë 24/7 në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë sezonit veror, kur edhe fluksi i automjeteve është i shtuar. Gjatë dy javëve të fundit, janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë për “Drejtim të parregullt të mjetit” dhe “Shkelje të rregullave...