Siguria gjatë Samitit – 1500 efektivë në terren, Garda dhe SHISH “skanojnë” gjithçka

Siguria gjatë Samitit – 1500 efektivë në terren, Garda dhe SHISH “skanojnë” gjithçka

Më shumë se 1500 efektivë të të gjitha reparteve të Policisë së Shtetit do të jenë në terren gjatë gjithë periudhës së realizimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Të dhënat e marra nga Policia e Shtetit saktësojnë, se bëhet fjalë për efektivë të Antiterrorit, Policinë Rrugore, të Krimeve dhe Rendit, por edhe të policisë Bashkiake të Tiranës, të cilët do të menaxhojnë të gjithë situatën si në aspektin e rendit dhe sigurisë ashtu edhe qarkullimit rrugor. Vetëm në perimetrin e sigurisë, ku do të realizohet aktiviteti, në sheshin “Skënderbej”, policia thotë se ka planëzuar më shumë se 500 efektivë...
Burimi: Javanews.al