Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Siguri më e lartë/ KFOR vendos tabela të reja në kufirin Kosovë–Serbi
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja përgjatë Vijës Kufitare Administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Në një njoftim për mediat, KFOR-i bëri të ditur se kjo masë ndërmerret për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e kalimeve aksidentale.“Ushtarët e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja aktualisht po veprojnë përgjatë Vijës Kufitare Administrative, brenda zonës së përgjegjësisë së KFOR-it, për të instaluar tabela të reja. Për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit, këto tabela po vendosen për të shënuar qartë zonën e operacioneve...