Si u arrit fitorja e Albulenës?

Si u arrit fitorja e Albulenës?

Beteja e Albulenës ose e njohur ndryshe dhe si beteja e Ujëbardhës, është beteja më e suksesshme e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe fitorja më e madhe historike e popullit shqiptar. Sot më 2 shtator të vitit 1457 kujtojmë 565 vjetorin e betejës së Albulenës ku ushtria arbërore e Skënderbeut prej 8,000-10,000 ushtarësh arriti të shkatërrojë një ushtri osmane prej 80,000 ushtarësh të komanduar nga Isak Beu dhe nipi i Gjergj Kastriotit, Hamzai. Rezultati i betejës për osmanët ishte katastrofik. Por si e arriti Skënderbeu këtë fitore të jashtëzakonshme? Gjatë fundit të gushtit 1457, ushtria osmane bëri kamp në fushën e Ujëbardhës (Albulenës), ndërsa më 2 shtator 1457, me të parë që ushtria osmane ishte e papregaditur për luftë, Skënderbeu vendosi të kalojë në ofensivë me...