Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Si ta parandaloni dhe ta menaxhoni një sulm paniku
Një atak paniku është një ndjenjë ankthi e papritur dhe intensiv, i cili shkakton edhe simptoma fizike, të tilla si dridhje, çorientim, të përziera, rrahje të shpejta dhe të parregullta të zemrës, gojë të thatë, gulçim, djersitje e marramendje. Simptomat e një sulmi paniku nuk janë të rrezikshme, por mund të jenë shumë të frikshme, shpesh duke e bërë personin që vuan të ndihet sikur po pëson një atak në zemër, sikur do të rrëzohet ose edhe do të vdesë. Shumica e sulmeve të panikut zgjasin nga pesë minuta deri në gjysmë ore. Si të menaxhoni një sulm paniku Paul Salkovskis, profesor i Psikologjisë dhe Shkencave në Universitetin e Bath, thekson se është e rëndësishme të mos e lini frikën e një sulmi paniku t’ju...