Si sot në vitin 1937, bombarduesit gjermanë dhe italianë bombarduan qytetin e Guernica gjatë Luftës Civile Spanjolle, ku morën pjesë rreth 34 vullnetarë shqiptarë!

Si sot në vitin 1937, bombarduesit gjermanë dhe italianë bombarduan qytetin e Guernica gjatë Luftës Civile Spanjolle, ku morën pjesë rreth 34 vullnetarë shqiptarë!

Jahja Drancolli Në një përpjekje për të ndihmuar nacionalistët e gjeneralit Franko të fitojnë Luftën Civile Spanjolle (Guerra Civile Española), e cila u zhvillua midis 1936 dhe 1939, bombarduesit gjermanë dhe italianë sulmojnë qytetin bask Guernica. Në pak më shumë se dy orë, rreth 22 ton bomba shpërthyese u hodhën mbi qytetin me rreth 5000 banorë. Shifrat për viktimat në varësi të burimeve variojnë nga 250 në 1654. Historianët e citojnë sulmin si një shembull të hershëm të një “sulmi terrorist”. Shumë vëzhgues besojnë se përfshirja e Luftwaffe-së (Luftwaffe: “Krahu Ajror” i forcave të armatosura gjermane) në konfliktin spanjoll ishte një stërvitje për të trajnuar pilotët e rinj dhe për të përmirësuar taktikat e tyre për konfliktet e mëvonshme. Bombardime të tilla u bënë një...