Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Si skenë filmi! Policia ndalon “Porsche Panamera” në Sarandë, i riu vrapon dhe hidhet në det për t’i shpëtuar arrestimit
Një skenë që të kujton filmat aksion është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, ku një person është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Butrinti”, pranë shëtitores së qytetit. Policia ndaloi një automjet luksoz, tip Porsche Panamera, në të cilin ndodheshin tre persona. Në momentin kur efektivët tentuan ndalimin, njëri prej tyre zbriti me shpejtësi nga automjeti dhe u largua me vrap, duke u hedhur më pas në det. Ai mbante një çantë në krah. Dy personat e tjerë u ndaluan menjëherë dhe u shoqëruan nga forcat “Shqiponja”. Ndërkohë, dhjetëra forca...