Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si shkoi rrjedha e asimilimi të popullsisë shqiptare në krahinën e Bihorit, që i rezistuan deri në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar?
Ismet Azizi: Struktura Etnike dhe Fetare e Bihorit pas okupimit të Sanxhakut nga Serbia në vitin 1912, sipas autorëve të huaj. Dhunë dhe represion ndaj myslimanëve në viset përreth Bihorit (1912–1913) Në krahinat e Rugovës, Beranës dhe Plavës – që kufizohen me Bihorin – u regjistruan akte të rënda dhune: konvertime të dhunshme nga feja islame dhe katolike në ortodoksi, tortura, përdhunime dhe vrasje gjatë Luftërave Ballkanike Rrallë ndodhte që dhuna të ndodhte e komanduar drejtpërdrejt nga qeveritë, por shpesh ushtarë ose paramilitarë të Malit të Zi dhe Serbisë kryenin plaçkitje dhe shkelje të rëndë të nderit të vendasve. Gjatë okupimit austro-hungarez (1916–1918) Bihori dhe Sanxhaku u konsideruan si zonë me “elemente problematike” ku mobilizimi ushtarak ishte i vështirë. Myslimanët u përshkruan si “njerëz gjysmë...