Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si ka ndikuar Kodi i Hamurabit mbi sistemet ligjore moderne
Kanë kaluar gati 3.800 vite që kur Hamurabi e shtriu sundimin e tij në të gjithë Mesopotaminë e lashtë, një rajon që ndodhej midis lumenjve Tigër dhe Eufrat, dhe që sot përfshin Irakun si dhe pjesë të Kuvajtit, Turqisë dhe Sirisë. Por mbreti babilonas ka një ndikim që ndihet ende sot. Kjo është për shkak të Kodit të Hamurabit, një koleksion prej 282 ligjesh dhe rregulloresh të shkruara me shkrimin kuneiform mbi sipërfaqen e një monumenti prej guri me një lartësi mbi 2 metra, që u zbulua nga studiuesi francez Zhak dë Morgan në vitin 1901, dhe që sot është pjesë e koleksionit të Muzeut të Luvrit në Paris. Historianët e cilësojnë Kodin e Hamurabit si një simbol të mbijetuar të një sistemi të lashtë mesopotamian për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ndëshkimin e krimeve, dhe rregullimin e praktikave të biznesit. Ai ka pasur...