Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si e sfidoi Aqif Blyta gjeneralin gjerman për trojet dhe të drejtat e shqiptarëve?
Tani zotëri oficer i lartë i Rajhut, po ju dëftoj se si Serbia e ka likuiduar parinë tonë politike në vazhdimësi: Më 1902, likuidohet Haxhi Zeka në Pejë… Edhe pse nën pushtimin gjerman, shqiptarët e Prefekturës së Mitrovicës (Vushtrri, Podujevë, Mitrovicë e Pazar i Ri) e shihnin të realizuar idealin madhor. Organet e pushtetit në prefekturën e Mitrovicës ngritën administratën shqiptare dhe u angazhuan me ngulm për rimëkëmbjen e segmenteve të ndryshme të jetës në këtë hapësirë, ku vendin kryesor e zuri arsimi. Forca ushtarake e Gjermanisë gjatë ditëve të para, së bashku me krijimin e qendrave komanduese, filloi të zgjidhë edhe çështjen e administratës civile. Kështu, komandanti i Divizionit 60 të motorrizuar, gjenerali Eberhardt, me të shpejtë e thërret një tubim të krerëve shqiptarë...