“Si e nxorra nga galeria e shembur, trupin e pajetë të 19 vjeçarit nga Shkodra, vëlla i vetëm i shtatë motrave…”

“Si e nxorra nga galeria e shembur, trupin e pajetë të 19 vjeçarit nga Shkodra, vëlla i vetëm i shtatë motrave…”

Publikohen disa nga historitë e panjohura të Sajmir Malokut, ish-inxhinier ushtarak që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari” në Universitetin e Tiranës, i cili u arrestua nga Sigurimi i Shtetit më datë 13 maj të vitit 1976, në prani të 600 vetave në një sallë të madhe kinemaje në qytetin Burrelit, me akuzën si “agjent i mundshëm i Zbulimit Britanik dhe për agjitacion e propaganda kundër pushtetit popullor si dhe ndaj regjimit komunist”. Lidhur me shkakun e vërtetë të arrestimit të tij, Sajmir Maloku dëshmon: “Për arsye se Televizioni Publik Shqiptar transmetonte vetëm 4 orë emission televiziv në ditë, unë në vitin 1970 duke lexuar mjaft literaturë të huaj shkencore arrita të ndërtoja një pajisje të thjeshtë elektronike televizive (shndërrues të sinjaleve televizive të Bandës UHF...