Si aktore, videoja e Monikës në sheshxhirim

Si aktore, videoja e Monikës në sheshxhirim

Showbiz E Martë, 17 Qershor 2025 17:18 Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka nisur pasionin e saj të ri, atë të aktores. Një video është publikuar në rrjetet sociale, ku Kryemadhi shfaqet duke diskutuar për skenën e radhës së filmit, që ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet për publikun e gjerë. Kryemadhi kishte bërë të ditur më herët në fillim të këtij viti se nuk do të ishte më pjesë e politikës, për të zbuluar një anë tjetër të saj.
Burimi: Kohajone.com