Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

Është shuar sot më 23 shtator vatra masive e zjarrit në Gjirin e Lalzit, ndërsa zjarri vijon në zonën e pyllëzuar kodrinore. Lajmi është bërë me dije nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako. Kjo e fundit shprehet se për të shuar vatrën, në terren kanë punuar 95 forca të armatosura, dhjetëra zjarrfikëse dhe 11 mjete. Sako nënvizon se falë ndërhyrjes së forcave në terren, nuk ka asnjë dëmtim në hotele, resorte apo në banesa në zonës. “Aktualisht, zjarri vijon në zonën e pyllëzuar kodrinore, ku terreni është i vështirë ndaj në operacionin e shuarjes është angazhuar edhe një helikopter, i cili po vijon ndërhyrjen nga ajri”, shprehet kryebashkiakja. “95 forca të armatosura, dhjetëra zjarrëfikës dhe 11 mjete, kanë punuar gjatë gjithë natës për...