Shuhet në moshën 92-vjeçare etnografi i njohur Ramazan H. Bogdani, gjurmët që la në trashëgiminë kulturore!

Shuhet në moshën 92-vjeçare etnografi i njohur Ramazan H. Bogdani, gjurmët që la në trashëgiminë kulturore!

Studiuesi i shquar i etnografisë dhe etnokoreologjisë, prof. dr. Ramazan H. Bogdani u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare. Prof. dr. Ramazan H. Bogdani, “Mjeshtër i Madh”, dha një kontribut të çmuar në studimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore jo materiale shqiptare ne fushën e valleve dhe të vallëzimit popullor. Prof. dr. Ramazan H. Bogdani lindi në Tiranë në vitin 1933. Ai kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” (1948–1952), vijoi më pas në Institutin Pedagogjik dyvjeçar “Aleksandër Xhuvani” dhe përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në degën e Etnografisë. Nga viti 1950 deri në vitin 1967 punoi si valltar solist dhe koreograf në Filarmoninë Shqiptare dhe në Teatrin e Operës dhe Baletit,...