Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas të moshuarin këmbësor, dërgohet në gjendje kritike në spital!

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas të moshuarin këmbësor, dërgohet në gjendje kritike në spital!

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë pasi dyshohet se është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në zonën e njohur si ish-Parku i Rezervave të Shtetit, ku, sipas informacioneve paraprake nga burime jozyrtare, një automjet ka goditur një shtetas të moshuar që po lëvizte në këmbë. Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë këmbësori ka pësuar dëmtime të rënda. Deri në këto momente nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me identitetin e të plagosurit, rrethanat e plota të aksidentit apo gjendjen e tij shëndetësore. Aksidenti është regjistruar në një moment kur në Elbasan mbizotërojnë kushte të pafavorshme atmosferike, me mot të keq dhe shikueshmëri të...