Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin, mungon gjyqtarja. Avokati refuzon mbrojtjen: Rrezikoj licencën!

Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin, mungon gjyqtarja. Avokati refuzon mbrojtjen: Rrezikoj licencën!

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një prej anëtareve të trupit gjykues, Rudina Palloj. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm avokatët e Metës dhe Kryemadhit, ndërsa kryesuesi i trupit gjykues, Erjon Bani, i kërkoi avokatit të Ilir Metës, Bujar Musta, të shpjegonte përse nuk dëshironte të përfaqësonte klientin e tij, pavarësisht se ndodhej në sallën e gjyqit. Musta deklaroi se ndihej i kërcënuar për shkak të vendimeve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkotimin e seancave gjyqësore. Sipas tij, nëse thyen bojkotin, rrezikon heqjen e licencës së avokatit. Kryesuesi i seancës, Erjon Bani, i bëri me dije avokatit se mosmarrja pjesë në proces mund të cenojë administrimin e drejtësisë...