Shtyhet seanca në GJKKO për Kryebashkiakun Veliaj/ Avokatët kërkojnë kohë për njohjen me aktet, ja kur vendoset data…

Shtyhet seanca në GJKKO për Kryebashkiakun Veliaj/ Avokatët kërkojnë kohë për njohjen me aktet, ja kur vendoset data…

Në seancë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve. Për këtë aryse seanca u shty për datën 23 prill. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”. Në këtë seancë të GJKKO është e mundur qe gjykata të vendosë dhe për zëvendësimin apo zbutjen e masës.
Burimi: Sot.com.al