Shtyhet gjyqi për shefat e Bankers, akuzohen për ‘mashtrim’ dhe fshehje të të ardhurave! Kërkuan lirinë në Apel

Shtyhet gjyqi për shefat e Bankers, akuzohen për ‘mashtrim’ dhe fshehje të të ardhurave! Kërkuan lirinë në Apel

Në një proces me dyer të mbyllura dhe që nuk u pranua monitorimi i gjyqit prej përfaqësuesve të ambasadës kineze në Tiranë, Apeli shqyrtoi kërkesat e dhjetë të dyshuarve që konsiderohen të implikuar në skemën Bankers, sipas emrit të kompanisë Bankers Petroleum që dyshohet se kryen evazion fiskal. Por, me arsyetimin se çështja është komplekse, seanca u shty për të mërkurën, në orën 10:00, raporton gazetarja Anila Hoxha. Hongping Xiao, i cili që nga nëntori 2024 rezulton të jetë numri një i Bankers, i kërkoi Gjykatës së Apelit ndryshimin e masës së arrestit vendosur nga gjykata e Fierit. Burimet e pranishme në gjykatë pohuan se i dyshuari kishte sjellë prova të reja, sikurse edhe ish-drejtori Leonidha Çobo, i cili insistoi në seancën me dyer të...