Shtyhet gjyqi në Gjykatën e Posaçme për Berishën dhe Malltezin, kreu i PD mungoi në seancë

Shtyhet gjyqi në Gjykatën e Posaçme për Berishën dhe Malltezin, kreu i PD mungoi në seancë

Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” është shtyrë për në datën 21 korrik 2025 ora 10:30, pasi ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj. Sipas Krajës, njoftimi i është dorëzuar dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, i cili ka marrë përsipër ta informojë Berishën, por ka deklaruar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë në mënyrë të duhur. Në seancë u paraqitën të pandehurit Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Begeja....
Burimi: Gijotina.com