Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shtyhet fluturimi Londër-Tiranë, stafi i “Wizz Air” akuzon gabimisht pasagjerët për vjedhjen e një celulari
👁12169
Një fluturim i Wizz Air u pezullua për gati 90 minuta pasi stafi akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të një roje sigurie. Incidenti ndodhi në fluturimin W95004, i planifikuar të nisej nga Londra drejt Tiranës, të enjten. Policia hipi në avion, dhe pasagjerët u mbajtën në pistë për gati një orë e gjysmë. Megjithatë, pas 88 minutash, ekuipazhi njoftoi se në avion nuk kishte asnjë send të dyshuar. Para nisjes, një anëtar i ekuipazhit deklaroi: “E dimë që telefoni është në bord, duhet të nisemi për dy minuta, por nuk mundemi për shkak të kësaj, është çështje sigurie.”...