Shtohen telashet për Granit Xhakës, dyshohet se përdori certifikatën e falsifikuar të vaksinimit në SHBA

Shtohen telashet për Granit Xhakës, dyshohet se përdori certifikatën e falsifikuar të vaksinimit në SHBA

Granit Xhaka prej ditësh është vënë në qendër të hetimeve nga prokuroria e Luzernës për falsifikim të çertifikatës së vaksinimit për COVID 19 me futbollistin që në fillim të muajit tetor do të merret edhe në pyetje. Vetë futbollisti e pranoi këtë veprim të tij duke kërkuar publikisht falje dhe tani ai është lënë jashtë skuadrës zvicerane për ndeshjet e Nations League. Por në orët e fundit kanë dalë në dritë të reja që ia shtojnë telashet Granit Xhakës. Sipas asaj që publikohet në median zvicerane ‘Tages-Anzeiger’, Granit Xhaka me certifikatat e falsifikuara udhëtoi drejt SHBA në korrik të vitit 2022 kur ai ishte ende pjesë e Arsenalit, duke mashtruar në këtë mënyrë edhe autoritetet doganore amerikane. Në atë periudhë në SHBA ishte vendosur një...