Shtohen rastet nga pickimet, mjekët këshillojnë përkujdes të shtuar: Mos neglizhoni!

Shtohen rastet nga pickimet, mjekët këshillojnë përkujdes të shtuar: Mos neglizhoni!

Më shumë sesa rastet e zakonshme të alergjive, ky sezon karakterizohet nga shtimi i reaksioneve të shkaktuara nga pickimet e insekteve, veçanërisht bletët dhe grerëzat. Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve të ëmbla në ambiente të hapura rrit ndjeshëm rrezikun nga pickimet. Mjekja alergologe, Mirela Hitaj, thekson se reaksionet janë të disa llojeve deri tek më të rëndat. “Përgjithësisht, trendi në gjithë botën tregon se më shumë preken të rriturit sesa fëmijët. Zakonisht, kemi dy lloje reagimesh: ato lokale, që janë më të thjeshta, dhe ato sistemike, që mund të çojnë në shok anafilaktik dhe janë potencialisht kërcënuese për jetën. Më...