Shtimi në peshë gjatë shtatzënisë, studimi zbulon rrezikun serioz për nënat

Shtimi në peshë gjatë shtatzënisë, studimi zbulon rrezikun serioz për nënat

Udhëzimet për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë duhet të mbajnë në ekuilibër shëndetin e nënës dhe të foshnjës. Foshnja ka nevojë të rritet, nëna duhet të ruajë shëndetin e saj dhe sasia e rekomanduar e peshës që duhet të shtojë varet nga pesha që kishte në fillim të shtatzënisë. Shumica e rekomandimeve të deritanishme janë përqendruar te foshnjat, përfshirë peshën e tyre në lindje dhe mundësinë që ato të lindin para kohe. Disa nga problemet më serioze me të cilat përballen nënat gjatë lindjes nuk janë përfshirë në këto llogaritje. Një ekip studiuesish kanadezë e ka shqyrtuar tani këtë boshllëk, duke përdorur të dhënat e më shumë se një milion lindjeve. Nënat që shtuan më shumë peshë sesa rekomandohet patën norma më të larta të...