‘Shteti ka pushuar së ekzistuari’, Muçollari: Paratë e buxhetit transferohen drejtpërdrejt te miqtë, pa tenderime
Për anëtarin e Kryesisë së PD, Grigels Muçollari aparati shtetëror ka pushuar së ekzistuari si një entitet në shërbim të qytetarëve, duke u shndërruar në një instrument të pastër për pasurimin e klientelës dhe ruajtjen e pushtetit. Konstatimi u bë gjatë një interviste në edicionin e pasdites në Syri Tv, ky teksa iu referua skandaleve të fundit tha se kjo skemë funksionon përmes krijimit të kompanive “guaskë”, ku shteti mban një përqindje minimale, ndërkohë që 80% deri në 90% të aksioneve kontrollohen nga miq dhe klientë të afërt me kryeministrin. Sipas tij, përmes kësaj metode, paratë e buxhetit të shtetit transferohen drejtpërdrejt, pa pasur nevojë për tenderime, letra apo kontrolle institucionale. Përveç pasurimit personal, Muçollari ngre dyshime se këto fonde po përdoren gjithashtu për të...
Burimi:
syri.net