Shteti bektashi në Tiranë/ I dërguari i Trumpit: Nëse populli e dëshiron, është gjë e mirë
I dërguari special i Presidentit Donald Trump në Ballkan për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka folur nga Kryegjyshata Bektashiane në Tiranë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, bashkëpunimin dypalësh dhe projektin për krijimin e një shteti sovran Bektashi në kryeqytet. Gjatë vizitës në Shqipëri, Zampolli ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit Bektashi, drejtues të politikës shqiptare dhe pritet të takohet edhe me anëtarë të qeverisë. Në fokus të vizitës është edhe projekti për ndërtimin e një qendre të avancuar shëndetësore, për të cilin pritet bashkëpunim me partnerë amerikanë. I pyetur për projektin e krijimit të një shteti sovran Bektashi në Tiranë, Zampolli tha se e ka dëgjuar propozimin si nga Kryeministri Edi Rama, ashtu edhe nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi....
Burimi:
ntv.al