Shtetësja amerikane u gjet e pajetë në banesë në Sarandë, mbidoza dyshohet shkak i vdekjes

Shtetësja amerikane u gjet e pajetë në banesë në Sarandë, mbidoza dyshohet shkak i vdekjes

Gjendet e pajetë në banesë një 63-vjeçare, shtetase amerikane që jetonte prej vitesh në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe viktima është Sharly Lynn Chaddick. Ajo prej pak vitesh kishte blerë shtëpi në Sarandë dhe jetonte në Sarandë. Sipas informacionit më të fundit, dyshohet se shkak i vdekjes është mbidoza. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.
Burimi: Javanews.al