Shtesat e pensionit për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, hapat dhe dokumentet e nevojshme

Shtesat e pensionit për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, hapat dhe dokumentet e nevojshme

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh në kushte të rënda, pa mjete të duhura sigurie e pa asnjë kusht për t’u përballur me ngarkesën toksike të mjedisit të tyre të punës. Këta punëtorë janë ata që kanë ndërtuar një pjesë të madhe të pasurisë industriale të Shqipërisë në vitet më të vështira. Por për një kohë të gjatë, mundi dhe sakrifica e tyre nuk është reflektuar siç duhet në sistemin e pensioneve. Për të korrigjuar këtë padrejtësi historike, qeveria shqiptare miratoi një skemë të re për shtesë në pension për punonjësit e sektorëve të vështirë, konkretisht për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, duke njohur realisht kontributin dhe riskun që kanë mbartur gjatë viteve...