Shtëpitë funerale “në shënjestër” të Bashkisë Tiranë, rregulla strikte, s’lejohen më në godina të banuara

Shtëpitë funerale “në shënjestër” të Bashkisë Tiranë, rregulla strikte, s’lejohen më në godina të banuara

foto ilustruese TIRANË- Shtëpitë funerale në Tiranë do të kenë rregulla strikte për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Këshilli Bashkiak Tiranë ka miratuar së fundmi një vendim që lidhet me kontrollin dhe licensimin e “Shtëpive Funerale”. Sipas vendimit kushti kryesor është që ambientet ku këto biznese do të ushtrojnë aktivitetin e tyre nuk do të jenë më godina në pallate banimi. Në vendimin nr.44 të datës 10 qershor 2025 të Këshillit Bashkiak theksohet se nëse zyrat e shërbimit të agjencisë funerale do të jenë në një godinë të banuar, nuk do të lejohet tregtimi i materialeve në këto ambiente.Në rregulloren e bërë publike janë specifikuar kushte të tjera për licensimin e subjekteve që aplikojnë për të ushtruar këtë shërbim, nga numri i punonjësve, te kapacitetet...