“Shtëpi bari” në Spanjë/ Arrestohet çifti shqiptar, era e drogës i tradhtoi

“Shtëpi bari” në Spanjë/ Arrestohet çifti shqiptar, era e drogës i tradhtoi

PAMJE NGA VENDNGJARJA SPANJË-Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës” së kanabisit janë sekuestruar 809 bimë marihuane me peshë mbi 177 kilogramë, kurse të ndaluarit pasi dolën para gjykatës, u lanë në arrest me burg. Shtëpia ndodhej në Ador, ku jetonin bashkëshortët shqiptarë, përkatësisht 22 dhe 27 vjeç. Policia vendosi mbikëqyrje në afërsi të pronës, duke zbuluar një erë të fortë karakteristike të kësaj substance që vinte prej saj. Ata gjithashtu vunë re tregues të tjerë objektivë se marihuana po mbillej brenda shtëpisë. Oficerët...
Burimi: Zeri.ai