Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

33 persona janë arrestuar dhe 41 të tjerë janë proceduar penalisht pas tubimit të zhvilluar dje në Tiranë. Sipas Policisë, gjatë protestës janë dëmtuar shtatë efektivë, ndërsa protestuesit dyshohet se kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta punonjësit dhe automjetet e Policisë. Në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bëhet e ditur se mes të arrestuarve janë edhe gjashtë të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç. Sipas Policisë, personat e arrestuar dyshohet se kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të efektivëve dhe automjeteve të Policisë, si dhe kanë dëmtuar koshat e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore, me sende të forta dhe zjarr. Policia thekson se gjatë shtatë ditëve të protestave janë arrestuar gjithsej 271 persona....