No Image Available

Shqiptari u vra pranë Parlamentit Europian, hetimet lidhin të dyshuarit me vrasjen e një polici

Dy vrasje brenda pak orësh në Bruksel dhe dyshimi se pas tyre qëndron i njëjti grup. Hetimet për vrasjen e policit belg Nordine El Talbi kanë nxjerrë të dhëna që i lidhin të dyshuarit edhe me ekzekutimin e një shqiptari pranë Parlamentit Europian. Sipas raportimeve të BRUZZ dhe The Brussels Times, që i referohen gazetës belge “De Standaard”, pamjet e kamerave të sigurisë kanë sjellë një kthesë në hetim. Prokuroria e Brukselit nuk e ka konfirmuar publikisht këtë lidhje. Shqiptari u vra më 12 tetor 2026, rreth orës 17:50, në hollin e një ndërtese banimi në rrugën Wiertz, në komunën Ixelles. Ai u godit nga shtatë ose tetë plumba. Dëshmitarët panë tre ose katër persona duke u larguar nga vendngjarja. Sipas mediave belge, viktima nuk...