Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shqiptari tenton të hapë derën e avionit! Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë
👁12404
Një ngjarje e rëndë, e cila u parandalua në kohë, ka ndodhur gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë. Shqiptar i Kosovës që do të udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë derën e avionit. Pas kësaj kanë qenë udhëtarët ata të cilët kanë reaguar menjëherë duke u munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin. Disa persona janë hedhur mbi të riun, ndërsa më pas dy djem të tjerë për ta neutralizuar e kanë mbajtur me forcë. Ndërhyrja e policisë ka qenë ajo e cila ka neutralizuar përfundimisht situatën. Shqiptari nga ana tjetër ka ofenduar dhe folur me tone të ashpra. Top Channel