Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox
Ardit Kutleshi, 28-vjeçar nga Kosova, është deklaruar fajtor në Shtetet e Bashkuara për akuzat që lidhen me krijimin dhe funksionimin e platformës Rydox, një treg ilegal online që përdorej nga kriminelë kibernetikë për blerjen dhe shitjen e të dhënave personale të vjedhura dhe mjeteve për kryerjen e mashtrimeve. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, Kutleshi pranoi fajësinë në Gjykatën Federale për Distriktin Perëndimor të Pensilvanisë për vjedhje të rënduar të identitetit dhe komplot për pastrim parash. Autoritetet amerikane thonë se Rydox kishte funksionuar të paktën që nga viti 2016 dhe kishte realizuar mbi 7,600 transaksione me informacione personale të vjedhura, pajisje aksesi, dokumente identifikimi dhe mjete e shërbime për krime kibernetike. Nga aktiviteti i platformës, sipas dokumenteve gjyqësore, ishin gjeneruar të paktën 232 mijë dollarë të...
Burimi:
syri.net