Shqiptari në Itali qëllohet me plumb në kokë, në “luftë” për jetën, krimi mbetet mister

Shqiptari në Itali qëllohet me plumb në kokë, në “luftë” për jetën, krimi mbetet mister

Një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., po lufton mes jetës dhe vdekjes pasi u qëllua me armë zjarri mëngjesin e së dielës, 8 Qershor, në komunën Fontaniva të Italisë. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur teksa i plagosuri po lëvizte me biçikletë. Fillimisht, disa drejtues automjetesh që kalonin aty pranë menduan se bëhej fjalë për një aksident dhe njoftuan menjëherë shërbimet emergjente. Ekipet mjekësore mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe konstatuan se bëhej fjalë për një situatë shumë më të rëndë: 59-vjeçari kishte një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në fytyrë. Ai u stabilizua në vend dhe më...
Burimi: Javanews.al