“Shqiptarët nuk duan “Besë”, por ndryshim”- Tabaku kritikon Qeverinë për çmimet e larta: Kush e bën vetë pazarin…! (VIDEO)
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj propozimeve të kryeministrit Edi Rama për përballimin e kostos së lartë të jetesës, duke theksuar se qytetarët që bëjnë vetë pazarin e ndiejnë çdo ditë rritjen e çmimeve. Tabaku, e cila prej kohësh ka denoncuar shtrenjtimin e jetesës dhe vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare, deklaroi se situata nuk zgjidhet me premtime apo nisma propagandistike, por kërkon masa konkrete. “Kush e bën vetë pazarin e di shumë mirë situatën dhe arsyen përse jemi këtu. Kush çon produktet në tryezën e familjes e di se çmimet në Shqipëri janë më të larta. Kushdo që blen produktet e shkollës e sheh sa të vështirë e ka të përmbushë nevojat, kërkesat dhe dëshirat e fëmijëve”, u shpreh Tabaku. Sipas deputetes...
Burimi:
javanews.al