Shqiptarët me dy deputetë në Serbi, Kamberi: Të marrë fund albanofobia në Beograd

Shqiptarët me dy deputetë në Serbi, Kamberi: Të marrë fund albanofobia në Beograd

Koalicioni Shqiptar në Serbi, drejtuar nga Shaip Kamberi do jetë i përfaqësuar nga dy deputetë në parlamentin serb. Në Kuvendin e Serbisë do jetë Kamberi dhe deputeti Visar Mehmeti. Drejtuesi i koalicionit Kamberi në një intervistë për Klan News akuzoi Vuçiçin se me politikat e tij kishte krijuar urrejtje ndaj shqiptarëve, duke rrënjosur albanofobi në shtetin serb. Kamberi deklaroi se uron që albanofobia të marrë fund njëherë e mirë, me qeverinë e re, pas fitores së Listës të Studentëve. “Ne do të jemi me dy mandate në Kuvendin e Serbisë. Urojmë që qasja e Beogradit të ndryshojë ndaj shqiptarëve. Urojmë të mbarojë albanofobia në Beograd. Aleksandar Vuçiç ka qenë një mik i Rusisë dhe i Kinës. Shpresojmë që të respektohen pakicat etnike, ashtu siç duhet....