Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shqiptarët folën! Mbyllet orari zyrtar i votimit për Parlamentaret 2025! Nis dorëzimi i kutive
👁11239
Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri. Qytetarët të cilët nuk kanë mundur të votojnë, nuk do të kenë më mundësinë pas orës 19:00, përveç atyre që deri në ato momente ndodheshin në qendrat e votimit. Numërimi i votave pritet që të nisë në momentin kur të gjitha kutitë të jenë mbledhur në zonat përkatëse, ndërsa në njësinë 10 dhe në Vorë, ku u bë votim elektronik, përgjigjet do të dalin menjëherë, por KQZ ka vendosur që t’i bëjë publike mëngjesin e së hënës. Top Channel