Shqiptarët e Luginës së Preshevës marrin dy mandate në Serbi, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Visar Mehmeti nuk e përjashton mundësinë që shqiptarët të bëhen pjesë e qeverisë së re. “Partia fituese do të ftojë pakicat në këtë rast. Pa dyshim që do të kemi ftesë të ulemi e të shqyrtojmë çështjen e qeverisë. Ne kemi një marrëveshje që do të ulemi e të diskutojmë si shqiptarë, duke shpalosur platformën tonë”, tha Mehmeti, i cili është një nga dy deputetët shqiptarë që siguruan mandat në zgjedhjet e parakohshme në Serbi. Ai u shpreh se rezultati me dy mandate është pozitiv, megjithëse synimi ishte sigurimi i tre vendeve në parlament. “Padyshim që është rezultat i mirë, por ndoshta shumë i mirë, ndonëse ne synonim 3 ulëse. Mbrëmë ishim shumë pranë ulëses së tretë, por fakti që dalja ka qenë masive në...
Burimi:
kohajone.com