Shqiptarët bashkohen në Kalabri/ Nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”
Përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe komunitetet arbëreshe në Itali janë mbledhur në Kalabri, në një aktivitet që ndërthur kulturën, trashëgiminë, identitetin dhe bashkëpunimin mes hapësirave shqiptare. Në kuadër të Forumit të Përhershëm të Turizmit Rajonal, që zhvillohet nga 18 deri më 20 shtator në komunat arbëreshe të Kalabrisë, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon ka mbledhur rreth 60 përfaqësues nga trevat shqiptare dhe diaspora. Trashëgimia arbëreshe në fokus Forumi i kushtohet potencialit të trashëgimisë arbëreshe si një urë lidhëse për zhvillimin e turizmit, kulturës dhe bashkëpunimit ekonomik. Gjuha, veshjet tradicionale, gastronomia, muzika, ritualet dhe zakonet e ruajtura ndër breza janë pjesë e aktiviteteve të zhvilluara gjatë takimit. Organizatorët synojnë që kjo trashëgimi të mos mbetet...
Burimi:
gijotina.com