SHQIPERISE SOT I DUHET TRANZICIONI I TRETE, RAMA DHE BERISHA NEN HIJEN E PPSH
BATON HAXHIU Shqipërisë i duhet një tranzicion i tretë sepse ka ndryshuar më shumë vendin sesa mënyrën si ushtron pushtetin. Ka ndryshuar qytetet, ekonominë, marrëdhënien me botën dhe pritshmëritë e qytetarëve, ndërsa brenda partive vazhdon të mbijetojë bindja se drejtimi është një e drejtë personale. E quaj tranzicionin e fundit që i duhet Shqipërisë, sepse detyra e tij është ta bëjë demokracinë të funksionojë edhe përtej vullnetit të njerëzve që pretendojnë se e kanë ndërtuar. Në qendër të kësaj historie janë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. PS-ja është trashëgimtare organizative e Partisë së Punës, ndërsa PD-ja lindi si kundërshtare e saj me njerezit e Partisë së Punës edhe si shpresë për shkëputje. Megjithatë, të dyja dolën nga e njëjta shoqëri politike, ku drejtuesi vendoste, struktura...
Burimi:
ntv.al